Aplikacion
Këto fjalë shkuan deri në veshin e Fifit, teksa dikush e ka pyetur hapur për raportin me këngëtaren, për t’i dhënë fund dyshimeve.
“A flet me Kidën, sepse të gjithë thonë që i keni të këqija raportet”- e pyet dikush, ndërsa Fifi ia kthen menjëherë:
“Thuaja zemër”- duke etiketuar Kidën e duke lënë të kuptohet se marrëdhënia e tyre në fakt është shumë e mirë.
Në fakt, rrjeti po ziente gjithashtu nga lajmet që Fifi dhe Luana i kanë prishur raportet, pasi në ditëlindjen e Fifit mungoi urimi publik i moderatores.
Shoqëria e tyre u vu në dyshim në ditëlindjen e Fifit, pasi kudo u vu re mungesa e Luanës. Si fillim, nuk pati asnjë urim publik nga ana e saj, ndërkohë që gjithë miqtë vendosën të bënin postim në rrjete sociale për të.
Më vonë ndjekësit kuptuan se Luana nuk kishte qenë e pranishme as në festën e ditëlindjes së Fifit. Fifi festoi 27-vjetorin me miq të shumtë e personazhe VIP, por Luana s’u duk gjëkundi.
Gjithashtu për këto aludime këngëtarja iu përgjigj ndjekësve, duke shkruar:
“E kam marr urimin në privat. Ajo është e rëndësishme. Jo çdo dashuri duhet të publikohet”.
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt! Çfarë dihet për krimin makabër, autorët ende pa aktakuzë