zoom

Stil

Këto shenja horoskopi s’i kanë punët mirë me shëndetin në muajin qershor

DASHI: Në planin fizik, qershori nuk është muaj i artë, ndaj në datat 11-13 ju këshillojmë të mos e mundoni veten. Mos u lodhni shumë, ndonëse e keni të vështirë të frenoheni, sepse jeni të fortë. Mos u hutoni nga konfuzioni në datat 24-30.

DEMI: Muaj i veçantë, sepse do të jeni gjithsesi të trazuar. Meqë shenja juaj karakterizohet nga sëmundjet e qarkullimit të gjakut dhe të rrugëve të frymëmarrjes, duhet të ruani qetësinë dhe të çlodheni. Bëni kujdes sidomos gjatë 10 ditëve të fundit të muajit.

BINJAKËT: Qershori favorizon kurat afatgjata. Nga data 11, deri në fund të muajit, do të përjetoni ditë interesante. Duhet të rrethoheni nga njerëz pozitivë dhe optimistë. Kërkoni gjithmonë stimuj të rinj, do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë.

GAFORRJA: Fakti që në qershor mund të thoni atë që mendoni dhe mund të çliroheni nga një barrë, ju ndihmon të harroni lodhjen dhe sëmundjet psikomatike që mund t’ju kenë shkaktuar probleme në të shkuarën. Nga data 21 do të keni më shumë energji. Datat 29 dhe 30 janë të veçanta për kura, terapi dhe për t’u ndier më mirë.

LUANI: Forma fizike është përmirësuar, ndonëse që nga fillimi i vitit po mundoheni maksimalisht të shmangni tensionet dhe stresin e tepërt. Organizoni diçka të këndshme në fund të muajit. Venusi do të ndikojë në shenjën tuaj nga data 27.

VIRGJËRESHA: Do ta merrni veten fizikisht pak nga pak. Pas datës 21, ndikimi i Diellit në shenjën tuaj është më i madh. Duhet të bëni kujdes me ushqimin, të kontrolloni mëlçinë dhe pjesën e barkut. Duhet të çlodheni për të shmangur problemet me shëndetin. Në rast problemesh të përsëritura, ju këshillohet t’i drejtoheni një specialisti.

PESHORJA: 10 ditët e fundit të muajit janë më të mirat, ndërkohë që duhet të bëni kujdes gjatë 10 ditëve të para. Në datat 4, 5 dhe 6 mund të keni ndonjë problem shëndetësor, probleme që lidhen me aparatin tretës. Duhet të shmangni ndërlikimet e kota, sidomos rreth datës 19.

AKREPI: Jeni shqetësuar shumë gjatë muajve të fundit dhe keni probleme me tretjen. Ndoshta ndikon edhe ushqimi i gabuar. Nga data 21 yjet do të favorizojnë shëndetin tuaj. Duhet të vizitoheni nëse keni çrregullim të metabolizmit ose shqetësime të tjera. Muaj pozitiv që ju mundëson të kaloni me lehtësi problemet ose të gjeni kura të reja për sëmundje të hershme.

SHIGJETARI: Mund të nervozoheni për shkak të shtimit të shpenzimeve, ose të një kontrate që s’është mbyllur në kohë. Ata që ndihen ende të lodhur e kanë për shkak të ndikimit negativ të Mërkurit, i cili të paktën deri ditët e para të korrikut ju këshillon të shmangni situatat e rënduara.

BRICJAPI: Kërkoni gjithmonë stabilitet te të tjerët, por si për ironi përballeni shpesh me njerëz të pavendosur. Doni të mbroni ata që kanë nevojë, pasi kështu ndiheni më mirë, por nuk mund të jepni pa marrë kurrë gjë. Qëndroni larg polemikave gjatë fundjavave.

UJORI: Datat 11, 14 dhe 20 do të karakterizohen nga një lodhje fizike që duket paksa më e ndërlikuar. Mundohuni të mos bëni shumë gjëra njëkohësisht. Duhet të ruheni nga shpërqendrimet ose nga dëmtimet që mund të shkaktoni pa dashje.

PESHQIT: Qershori ju çliron nga ndonjë ngarkesë. Është tregues pozitiv fakti që ju rikthehet optimizmi dhe dëshira për të vepruar. Dy javët e para karakterizohen nga gjallëria dhe kurat që nisin pas datës 21 janë më të mirat. Ky muaj ju nxit të kujdeseni më shumë për trupin tuaj dhe të bëni orët e duhura të gjumit. Duhet të kujdeseni edhe për ushqimin.