zoom

Stil

Këto janë 4 shenjat më xheloze të horoskopit!

Xhelozia lidhet drejtpërsëdrejti me ndjesinë e të ndjerit i kërcënuar. Frikë se dikush po përvetëson diçka tënden apo se një tjetër po ia del më mirë se ti. Ky artikull do t’ju njohë me 4 shenjat që e përjetojnë më së shumti këtë ndjesi:

Akrepi
Është padyshim shenja më xheloze e horoskopit duke kryesuar kështu renditjen. Kanë tendencën të mos u besojnë njerëzve, çka i çon drejt akuzave të pavërteta që vijnë si pasojë e ndjesive negative. Personat e kësaj shenje nuk ia dalin t’i fshehin mirë emocionet e tyre, ndaj xhelozia do t’ju lexohet lehtazi në fytyrë kur dikush i afrohet partnerit/es së tyre.

Gaforrja
Një Gaforre nuk mundet dot t’i shpëtojë xhelozisë, ndonëse gëzon një talent të jashtëzakonshëm; ia del fare mirë ta fshehë atë. Bien shpesh viktimë e inatit ndonëse përpiqen të mos e shfaqin. Nuk ia thonë askujt atë që ndjejnë, por nëse e bëjnë, përgatituni për një show gjigant.

Luani
Është shenja më e dashur dhe më pasionante e horoskopit. E kuptojnë fare mirë kur diçka nuk po shkon ashtu siç duhet. Arrijnë ta nuhasin momenti kur sytë e partneres/it janë fokusuar tjetërkund. Si do të veprojnë? Duke rrëmbyer edhe vetë personalisht vëmendjen e të tjerëve.

Virgjëresha
Njerëzit e kësaj shenje ndjejnë shumë xhelozi, por jo sa u takon lidhjeve romantike. Ata kritikojnë vazhdimisht veten dhe nëse dikush po e bën diçka më mirë se sa vetë ata e konsiderojnë sfidë të hapur dhe përpiqen të bëjnë gjithçka për të dalluar.