zoom

Aktualitet

Këta janë 2 shqiptarët që ndihmuan bosin e kriptomonedhës turke të fshihej në Tiranë

Mediat turke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me operacionin e kapjes së bosit të kriptomonedhës “Thodex” Faruk Fatih Özer, i cili dyshohet se fshihet në Shqipëri.

Sipas “Hurriyet”, policia ka arrestuar dy persona, që dyshohet se kanë ndihmuar atë që të fshihet në vendin tonë.

Sipas mediave turke, fillimisht është arrestuar Altjan Canaj, i cili është fiksuar nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Tiranë duke shoqëruar turkun.

Në pamje, Canaj është ai që flet me recepsionistin. Pas arrestimit, Canaj ka nxjerrë edhe emrin e Edevaldo Haxhiut, i cili po ashtu dyshohet se ka ndihmuar turkun e shumëkërkuar që të fshihet në Shqipëri.

Canaj është shprehur para policëve se nuk dinte asgjë për Faruk Fatih Özer dhe se këtë e ka mësuar më pas nga mediat.