zoom

Slider

Këta janë 2 shqiptarët që përdhunuan 19-vjeçaren në Greqi

Ditën e sotme kanë dalë përpara gjykatës në Greqi, dy shqiptarët që përdhunuan një vajzë po me origjinë shqiptare për tre ditë rresht në një shtëpi në Athinë, nga data 23-26 qershor dhe më pas e lanë të lirë në portin e Pireut duke u larguar me pushime të qetë, në Mykonos, por liria zgjati vetëm për disa orë.

Të arrestuarit janë 20 dhe 21 vjeç, ndërsa akuza me të cilën po përballen është pengmarrje dhe përdhunim. Vajza shqiptare deklaroi se ishte njohur në Facebook me njërin nga djemtë dhe më pas e kishin lënë për t’u takuar, ndërsa natën e kaluan bashkë, por në shtëpi, rrëfeu më tej 19-vjeçarja, “hyri edhe një tjetër shqiptar”.

“Më droguan. U mpiva dhe u trullosa. Më përdhunuan të dy për tre netë dhe më pas më lanë të lirë”, tregoi vajza para autoriteteve greke.