zoom

Politikë

Këshilltarët e Vlorës nuk tërhiqen! Kërkojnë sërish mbledhje me Dritan Lelin

Këshilli Bashkiak i Vlorës kërkon një mbledhje ballafaqimi me kryebashkiakun Dritan Leli, më 22 qershor të këtij viti.

Mbledhja ishte parashikuar të zhvillohej ditën e djeshme, por kryebashkiaku Leli nuk u paraqit, me argumentin se nuk mund të mblidhen njerëz në sallë, duke shkelur masat kundër koronavirusit.

Leli kërkoi që mbledhja të zhvillohej online, në Zoom, ndërsa këshilltarët kërkojnë që edhe më 22 qershor mbledhja të zhvillohet po në sallën e teatrit “Petro Marko”, në orën 10:00.

Këshilltarët kërkojnë:

1. Të bëhet transparencë mbi vendimet e marra dhe urdhëruesit e pengimit të Këshillit Bashkiak për kryerjen e detyrës së tij në mbledhjen e parashikuar për t’u zhvilluar më datë 15 qershor 2021.
2. Raportim i Kryetarit të Bashkisë në lidhje me shqetësimet e komunitetit vlonjat për gjendjen e shërbimeve vendore, situatën e shërbimeve bazike të pastrimit, mirëmbajtjes, ndriçimit etj, si dhe trajtimin e ankesave të qytetarëve.