Aplikacion
Kështu pas tensioneve që u shoqërua mbledhja e Këshillit, për shkak se përfaqësues të Fredi Belerit kanë penguar punimet, duke kërkuar që të largohej nga salla Vangjel Tavo dhe Blendi Klosi, mbledhja u organizua në një ambient tjetër.
Para zgjedhjes dhe votimit, pati debate të forta dhe tensione, teksa banorët sulmuan prefektin Vangjel Tavo dhe të dërguarin Blendi Klosi. Tavo edhe u pështy nga një prej të pranishmëve, teksa largohej nga salla. Ndaj tij nuk munguan as fyerjet si: “Legen, pusht, s’je djali ynë…” dhe të tjera.
Nga dy nënkryetarët, pasi Fredi Beleri dhe Jorgo Goro ndodhen pas hekurave, u zgjodh që përkohësisht këtë detyrë ta mbante Bala.
“Së pari më lejoni të bej një falënderim të veçantë për besimin që më është dhënë sot. Në muajt në vijim fokusi i bashkisë Himarë do të jetë e përqendruar në punë me qëllim përmbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik.
Jam e ndërgjegjshme që asnjë pune nuk bëhet vetëm, ndaj mendoj se pas 10 muajsh të vështirë, Himara meriton që midis aktorësh vertikal dhe horizontal, të ketë bashkëpunim sa me të ngushte e mbështetje sa më të madhe. Ju faleminderit”, tha Bala pas zgjedhjes në këtë detyrë. /ZOOM.AL/