zoom

Aktualitet

Kërkonte lirimin për mbarim dënimi, dështon seanca për Dritan Dajtin në Elbasan. Nuk kishte siguri!

Një nga personazhet më të njohura të botës së krimit shqiptar po kërkon të gjejë lirinë nëpërmjet teknikaliteteve juridike apo ligjore, por pa sukses.

Dështoi sot seanca gjyqësore për Dritan Dajtin, në Gjykatën e Elbasanit. Ai kishte bërë kërkesë për lirim nga qelia, pasi dënimi me 25 vite izolim që Apeli i Krimeve të Rënda kishte dhënë vite më parë ishte kryer sipas përllogaritjeve. Teksa ditë më parë Gjykata e Lartë i rrëzoi rekursin për këtë çështje, duke lënë në fuqi vendimin me izolim përjetë.

Dajti kërkoi shoqërimin në Gjykatës, por kërkesa e tij nuk u pranua për arsye sigurie nga ana e Burgjeve dhe Policisë.

Teksa nëpërmjet avokatit kërkoi edhe një seancë në distancë, mësohet se dështoi edhe kryerja e seancës me video konferencë, sepse mungonin kushtet teknike.

Dajti u dënua për vrasjen e 4 agjentëve të Antidrogës në muajin gusht të vitit 2009 në plazhin e Durrësit, teksa edhe vetë mbeti i plagosur rëndë. /ZOOM.AL/