zoom

Aktualitet

“Kërkojmë drejtësi”! 31-vjeçarja ndërroi jetë gjatë lindjes, familjarët: Kush e vrau Elisabetën?!

Familjarët e 31-vjeçares nga Mallakastra që humbi jetën teksa sillte në jetë fëmijën e saj të dytë, janë mbledhur sot para prokurorisë së Fierit, ku kërkojnë që t’i jepet përgjigje shumë pikëpyetjeve të tyre në lidhje me vdekjen e të resë.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 prill pranë maternitetit të Fierit, ku Elisabeta Lamaj ndërroi jetë në sallën e operacionit, pasi solli në jetë vajzën e saj të dytë.

Bashkëshorti i viktimës, Leonard Lamaj, theksoi se ndonëse kanë kaluar shumë ditë, ende nuk është marrë në pyetje nga prokuroria, apo që t’i jepet një përgjigje mbi arsyet e vdekjes së gruas së tij.

“Nuk janë marre dëshmi. Te shtunën janë bere katër jave nga vdekja. Askush nuk na ka dhënë asnjë përgjigje. Kjo gje nuk do te mbetet ne heshtje derisa te dal fajtori. Mjeket kane fshehur ngjarjen. Kisha besim tek prokuroria dhe i bej thirrje te veproj. Dua përgjigje nga prokuroria. Neglizhence e papare prej një muaj. Për mua nuk do mbyllet asgjë. Dua te me pyesin e te jap dëshminë time. Nuk dimë asgjë çfarë ka ndodhur, medikamentet e përdorura, pajisjet.”, -tha Lamaj.

Ndërkohë familjarët e saj dëgjohen në kor teksa thonë: “Kush e vrau Elisabetën?!”