Aplikacion
Bllako akuzohet për korrupsion pasiv për inceneratorin e Tiranës. Ai iu drejtua gjykatës me argumentin se kanë tejkaluar afatet e informacionit dy mujor të prokurorisë për të informuar palët mbi hetimet. Teksa shkalla e parë i ka dhënë verdiktet me dënime për dosjen e inceneratorit të Elbasanit dhe Fierit.
Bllako është dënuar me 2 vite e 8 muaj burg për inceneratorin e Fierit. Për inceneratorin e Tiranës u caktua masë arresti në burg për Alqi Bllakon, Taulant Tushën, Namik Simirxhiun, Bledar Karolin dhe Lefter Kokën.
Ndërsa në ‘arrest shtëpie’ janë 7 të tjerë, konkretisht Etleva Kondi, Valbona Ballgjini, Alba Thoma, Sidita Kopliku, Silena Toma, Pëllumb Abeshi dhe Jetmir Llapaj. Të akuzuarit Erjon Murataj dhe biznesmenët, pronarë të “Integrated Energy B.V SPV”, Klodian Zoto, Stela Gugallja e Mirel Mërtiri, janë ende në kërkim. /ZOOM.AL/