Aplikacion
Erzen Breçani kërkoi lirimin nga qelia me pretendimin se i rrezikohet jeta për shkaqe shëndetësore dhe vuan nga sindroma e Klaustrofobisë (frika për të qëndruar në ambiente të mbyllura). Ndërkohë që i është bëhet ekspertiza mjekësore nga ekspertët dhe konstatuan se kjo sindromë nuk paraqet rrezikshmëri jete.
Breçani është i arrestuar për pastrim të parave të drogës, me kompaninë e tij private. Ky i fundit u arrestua pas zbërthimit të përgjimeve të aplikacionit SKYECC, që çoi në goditjen e një grupi kriminal që rezulton të jetë i përfshirë në trafiqe të drogës nga Amerika Latine në Europë, i drejtuar nga Ervin Mata, me motrën e të cilit isht i fejuar djali i ish-kryepolicit.
Në seancën gjyqësore të kaluar u caktua që të pyeten ekspertë të mjekësisë, pasi Breçani tha se vuante nga klaustrofobia (frika nga qëndrimi në hapësira të mbyllura si bodrumet, tunelet, shpellat, ashensorët apo qelia e burgut). Ndërkohë, Breçani tha se i rrezikohej jeta në qeli.
Kujtojmë se Breçani u arrestua në nëntor të 2023 dhe akuzohet për pastrim parash dhe përkrahje të autorit të krimit. Më 20 nëntor, SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të strukturuar kriminal. Ai nuk i ka pranuar asnjëherë akuzat, duke thënë se nuk e dinte se me çfarë merrej i biri.
Kurse SPAK pretendon se ka përgjime ku Breçani flet për investime me shifra deri në 500 mijë euro me Ervin Matën, që është njëkohësisht vëllai i të fejuarës së djalit të Erzen Breçanit.
Nga këto urdhër arreste u ekzekutuan 5 prej tyre, arrestimi i Erzen Breçanit ish-drejtor i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati, të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Po ashtu në Spanjë u arrestuar Ismail Zeneli, për të cilin kanë nisur procedurat për ekstradim. /ZOOM.AL/