zoom

Lajme

Kërkoi lirimin nga burgu, Gjykata e Lartë lë në burg Ilir Metën! Detyrim paraqitje për Kryemadhin

Gjykata e Lartë vendosi arrest me burg për Ilir Metën dhe detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin.

Pak ditë më parë, Ilir Meta kërkoi në Gjykatën e lartë që t’i hiqej masa e sigurisë arrest me burg.

Gjyqtarët e caktuar për çështjen ndaj të dyve ishin Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici.

Ilir Meta mbahet i arrestuar prej tetorit të vitit të kaluar pasi akuzohet për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

Kurse Kryemadhi duhet të zbatojë masën detyrim paraqitje të vënë nga GJKKO.

Postime të lidhura