zoom

Politikë

Kërkoi gjuhë greke në TV/ Kërcënohet me jetë deputeti i pavarur, Ligoraq Karamelo

Deputeti i pavaruar i Kuvendit të Shqipërisë, Ligoraq Karamelo ka deklaruar sot se ka marrë kërcënime dhe shantazhe përmes rrjeteve sociale.

Në një deklaratë për mediat, Karamelo u shpreh se ka bërë denoncim në komisariatin e Policisë së Korçës për shpifje, kërcënime dhe shantazhe, ndërsa i bën thirrje prokurorisë të hetojë për rastin.

Ai shprehet më tej se kërcënimet drejtuar atij dhe familjes, lidhen me daljet e tij të publike së fundmi në media dhe në një aktivitet të organizuar nga OSBE, ku Karamelo kërkoi që në televizionin kombëtar RTSH Korçë të transmetohen programe në gjuhën greke, pasi ai pretendon se në këtë zonën jeton një pakicë e konsiderueshme greke.

Deklarata e plotë e deputetit Ligoraq Karamelo:

Sapo kam dorëzuar një kallëzim në komisariatin e Korcës për shpifje, kërcënime shantazhet që më kanë bërë pas daljeve publike para 1 jave në Korcë,OSBE organizoi një takim për pakicat kombëtare dhe roli i media së shkruar gjithashtu dhe pas një emisioni në një nga tv shqiptare ku u diskutuan problematikat e një shkrimi të botuar në një gazetë greke.

Natyrisht që Korca nuk mund të pranojë këtë lloj gjuhe, Korca ka dëshmuar qytetari, mirëkuptim, bashkëjetesë këto janë sjellje të papranueshme që cënojnë jo vetëm bashkjetesën po prishin harmoninë që Korca ka.

Kërcënimet kanë qenë të ndryshme, shumica janë te panjohura,është detyrë e prokurorisë t’i zbulojë.

Jam kërcënuar nëpërmjet rrjeteve sociale gjithashtu kërcënime kam patur edhe në YouTube aty ku kam qenë i ftuar për të diskutuar, këto janë të ulta, kërcënimet lidhen me daljet e mija.

Kërcënimet janë me jetë, kërcënohet familja ime, bashkjetesa të komunitetit që unë përfaqësoj.