zoom

Të gjitha

Doja Cat ndalon koncertin pasi një fans përjetoi ankth

Këngëtarja e mirënjohur në të gjithë botën Doja Cat, është gati për të bërë çdo gjë për të parandaluar incidente të fansave gjatë koncerteve të saj.

Së fundmi, gjatë koncertit “Lollapalooza” në Argjentinë, Doja mori situatën nën kontroll duke ndaluar performancën e saj pasi pa një prej fansave në gjendje jo të mirë.

Me një pamje të shqetësuar në fytyrë, këngëtarja e ‘Kiss Me More’ ndaloi këngën e saj në “Hippodromo de San Isidro” në Buenos Aires për gati pesë minuta, kur pa se fansi ishte duke kaluar një gjendje ankthi!

 

 

“Jo. Ndaloni, – ka bërtitur Doja në mikrofon. “Prit, prit, prit. Prisni, prisni, prisni. Dikush ka nevojë për ndihmë atje. Është gjithçka në rregull? A kam të drejtë? Dikush ka nevojë për ndihmë.”

Doja ua bëri të qartë pjesëmarrësve të koncertit se nuk do të vazhdonte shfaqjen derisa të sigurohej se personi në ankth ishte mirë./L.K

/Zoom.al