zoom

Lajme

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha tregon pak më shumë se ç’duhet nga hiret e saj…

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka tërhequr sërish vëmendjen e fansave të saj të shumtë, pak pas koncertit në Norvegji, ku për pak sa nuk u sulmua sërish në skenë nga një i pranishëm.

Artistja shqiptare ka publikuar disa video të reja me paraqitje atraktive përballë pasqyrës në rrjetet sociale, madje në njërën edhe me dekoltenë e hapur, duke treguar më shumë se ç’duhej. Këto video kanë ngjallur interes të madh dhe kanë fituar pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.

Në njërën prej videove, Bebe Rexha shihet e veshur me një fustan të zi tërheqës, i cili thekson dekoltenë e saj të hapur. E gjithë videoja është shoqëruar me këngën e saj të fundit “I’m The Drama”, duke krijuar një atmosferë dramatike dhe magjepsëse.

Këngëtarja 34-vjeçare ka mahnitur fansat e saj me paraqitjen e saj elegante dhe sensuale, duke treguar një herë për më shumë përkushtimin e saj ndaj artit të performancës dhe modës. /ZOOM.AL/