zoom

Politikë

Këlliçi publikon dokumentat: Ja televizioni që ka kërkuar para nga Klodian Zoto gjatë fushatës

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka publikuar nga parlamenti sot, disa dokumente ku tregon se televizioni “Report TV”, ka ka kërkuar buxhet shtesë nga biznesmi Klodian Zoto, për fushatën zgjedhore të prillit 2021.

Këlliçi thotë se shuma prej 10.6 mijë eurosh i është dhënë televizionit nga inceneratori i Tiranës dhe Erion Veliaj, kryetari i bashkisë Tiranë.

Kandidati demokrat për bashkinë e Tiranë, i ka kërkuar SPAK të hetojë.

Deklarata e Këlliçit:

“I bëj thirrje SPAK të administrojë dokumentet që do bëj zyrtare për herë të parë. Kur kanë marrë materialet në shtëpinë e Zotos shpresoj të mos kenë harruar e-mailet, e dërguar nga zonja Julja Muça te Klodian Zoto dhe ç është përfaqësuesja e Zotos. Ka një faturë për Report TV që ka kërkuar buxhet shtesë për fushatën në vitin 2021. Ka qenë fushata e zgjedhjeve të përgjithshme, kush kërkonte buxhet shtesë për këtë. Mbrapa është Erion Veliaj, ai ka qenë drejtues politik në Tiranë. Përgjigja nga Klodian Zoto ka qenë vetëm PO. Kjo PO-ja është fatura këtu vetëm 10 mijë euro që Erion Veliaj përmes inceneratorit ja paguan Bolinos. Ky është shembull sesi mediat në vend paguhen me taksat e qytetarëve dhe se si kontrollohet media në vend.

Meqë Bolino u shqetësua për Facebook-un tim, a është shqetësuar ndonjëherë për ndonjë ish-ministër që deklaroi se; dasmën në kala e bëri me pensionin e mamit, 500 e ca milionë lekë. Bollino nëse pretendon se unë gënjej për këto dokumente të më hedhë në gjyq, nëse media e tij është e ushqyer nga paratë e inceneratorit të Tiranës, po apo jo?! Meqë rrallë na qëllon të kemi kryeministrin këtu, si shpjegohet zoti Rama që Klodian Zoto, e keni në kërkim ndërkombëtar që dikur ishte bashkëpunëtor?! Paguajmë 80 mijë euro në ditë për një shërbim që nuk ekziston, ky mjet që na qenka i domosdoshëm, pse e keni shpallur në kërkim?! Sigurisht që afera e inceneratorit po mbahet peng nga ana e kryeministrit këtu sepse nëse i shkohet në fund aty del benjiamini yt Erion Veliaj. Po bën vaki del edhe ti mbrapa!”, tha Këlliçi./Zoom.al