zoom

Stil

Ke qenë e lidhur me Luizin para BB VIP? Jori habit me përgjigjen

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio ish-banorja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP”, Jori Delli.

Kur modelja e njohur ishte brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ka pasur aludime se mes saj dhe Luiz Ejllit ka pasur një romancë para se ata të futeshin aty brenda.

Si qëndron e vërteta e kësaj?

Jori: Luizi nuk ishte fare i vërtetë aty brenda, tallej.(qesh) Ai thonte që ne kemi qenë bashkë dhe unë që i thoja ‘mirë mirë’. Jam e lumtur për Luizin dhe Kiarën. Pashë që më kishte dalë një video në TikTok që gjasmë provokoja Luizin. Isha shtrirë te divani, por unë jam shumë e gjatë, kisha zgjatur këmbët me atë qëndrimin tim si çun.