Aplikacion
Media greke, shkruan se pak para Krishtlindjeve, Rama kishte shpallur në fakt shkarkimin e kryebashkiakut në detyrë Giorgos Goros, i cili megjithatë ka humbur në zgjedhjet vendore të zhvilluara në maj.
Ndërsa përmend tre emra të mundshëm, që Rama kishte propozuar për kryetar të përkohshëm të bashkisë.
Por Kathemerni shkruan se emrat e Ramës u anuluan pas vështirësi për pranimit e tyre, por kryesisht nga letra e Beleris nga burgu se kushdo që merr përkohësisht detyrën e kryetarit të bashkisë, “duhet të jetë një nga këshilltarët bashkiakë që fituan në zgjedhjet vendore.
Pala greke, në deklaratën me shkrim me të cilën shoqëron dosjen e Shqipërisë në fazat e ndryshme të vlerësimit të saj në BE, ka vendosur tre kushte për të mos vënë veton: betimin e Belerit, gjykimin e tij të drejtë dhe respektimi i prezumimit të pafajësisë.
“Athina është padyshim në konsultim me Belerin, pasi po kërkohet një raport në një çështje që shkon shumë përtej marrëdhënieve greko-shqiptare dhe, siç është parë kohët e fundit, ka ndikuar edhe në diskutimin e përgjithshëm për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, raporton Kathemerini.
Megjithatë, shkruan media greke, pas manovrave të fundit të Ramës, disa analistë dhe gazetarë në vendin fqinj besojnë se kryeministri në fakt po përpiqet t’i hapë rrugën përsëritjes së zgjedhjeve në Bashkinë e Himarës, me Belerin të burgosur.
Këtyre zhvillimeve të fundit u paraprinë një sfond shumë intensiv diplomatik dhe shkëmbime mes Athinës dhe Tiranës në nivele të ndryshme.
Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Igli Hasani deklaroi se “ka negociata, ide dhe angazhime nga të dyja palët për të gjetur një zgjidhje”.
Hasani mohoi se Tirana dhe Athina po diskutojnë një “emër të pranuar përgjithësisht” për kryebashkiakun e përkohshëm të Himarës.
Dhe ai vuri në dukje se “vendimi i gjykatës speciale po shqyrtohet nga qeveria dhe po shqyrtohen të gjitha hapat që do të çojnë në një situatë që do të krijojë një zgjidhje afatgjatë dhe të besueshme”, shkruan media greke.
“Ka shumë çështje për të cilat është më mirë të mos bëhet diplomacia nga mikrofonat, por në tryezën e bisedimeve. Janë histori që do të zgjidhen. Angazhimi është maksimal, por edhe qëndrimet janë të qarta. Greqia është një fqinj i rëndësishëm i Shqipërisë. Sa i përket marrëveshjes për detin, jam duke pritur që presidenti i Republikës nëse ka nevojë për më shumë informacion për t’ia dhënë”, tha Hasani.
Kjo është sigurisht një manovër e vazhdueshme e diplomacisë shqiptare, e cila vonesat ia atribuon presidentit aktual të vendit, përfundon Kathemerini.