zoom

Bota

Katër shtete po përpiqen të bllokojnë SHBA që të mos i shesë Turqisë avionët ushtarakë F-16

Një koalicion i gjerë aktivistësh nga 4 shtete mes të cilëve edhe Greqia, po ushtron presion mbi kongresin amerikan që të ndalojë shitjen e avionëve ushtarakë F-16 në Turqi. Në një letër të përbashkët drejtuar Komisioneve të Senatit për Mbrojtjen dhe Marrëdhëniet me Jashtë, anëtarët e HALC, si dhe organizatat armene, indiane dhe kurde , shprehën shqetësimin për rreziqet që mund të vijnë për sigurinë kombëtare dhe u bëjnë thirrje anëtarëve të Kongresit të marrin masa.

Pjesë nga letra e Organizatave

“Po shkruajmë për shkak të artikujve të shumtë në shtypin amerikan dhe ndërkombëtar në lidhje me kërkesën e Turqisë për të blerë 40 avionë ushtarakë F-16 dhe për të riparuar 80 të tjerë të cilët i ka tashmë në pronës. Si një koalicion në mbrojtje të grupeve qytetare ne kemi ndarë prej kohësh shqetësimet që kemi në lidhje me rreziqet e sigurisë kombëtare për SHBA”.

Turqia ka kërkuar të blejë nga SHBA 40 avionë luftarakë F-16 të ”Lockheed Martin”. Prej vitesh, janë krijuar tensione midis Ankarasë dhe Uashingtonit për shkak të blerjes nga ana e Turqisë të raketave të prodhimit rus ”S-400”, e cila e shtyu atë SHBA të sanksionojë Turqinë dhe ta përjashtojë atë nga programi prodhimit të avionëve luftarakë F-35.