Aplikacion
Ngjarja e rëndë ndodhi në provincën e Frosinone, ku mjeti tip “Ford Focus” me të cilin po udhëtonin shqiptarët, doli nga rruga, duke u rrotulluar disa herë e duke u përmbysur në rrugë në fund.
Si pasojë, një nga shqiptarët, një 32-vjeçar, ndërroi jetë në vendngjarje.
Tre shqiptarët e tjerë mbetën të plagosur dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Dinamika e aksidentit nuk është zbardhur ende, ndërsa autoritetet italiane pritet të bëjnë edhe identifikimin e shqiptarëve që u përfshinë në përplasjen e rëndë.