zoom

Bota

Katastrofa natyrore godet edhe Kenian, 169 të vdekur dhe qindra të zhdukur nga stuhitë e përmbytjet

Katastrofat natyrore me çmenduri moti, stuhi dhe viktima godasin edhe Kenian në Afrikë, pas Tanzanisë.

Është rritur në 169 numri i viktimave në përmbytjet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të dendura të shiut prej rreth dy javësh në Kenia, transmetoi sot agjencia “Anadolu”.

Në një deklaratë nga Qeveria e Kenias thuhet se është rritur në 169 numri i personave që kanë humbur jetën dhe mbi 100 numri i të zhdukurve në përmbytjet e shkaktuara si pasojë e reshjeve të dendura prej rreth dy javësh.

Përmbytjet kanë prekur edhe kryeqytetin Nairobi ndërsa disa rrugë janë mbyllur dhe janë përmbytur shumë zona. Më tej thuhet se përmbytjet kanë prekur mbi 200 mijë njerëz në mbarë vendin.

Institucioni i Hekurudhave të Kenias njoftoi se në mbarë vendin janë ndërprerë udhëtimet e trenave periferik. Presidenti i Kenias, Ëilliam Ruto ka udhëzuar Shërbimin Kombëtar të Rinisë për sigurimin e hapësirës për t’u përdorur me qëllimin për kamp të përkohshëm për të prekurit nga përmbytjet.

Përveç Kenias, edhe vende të tjera të Afrikës Lindore si Tanzania, Burundi dhe Republika Demokratike e Kongos janë prekur fuqishëm nga përmbytjet, duke shënuar qindra viktima deri tani. /ZOOM.AL/