zoom

Politikë

KAS rrëzon PD: Do të votohen numrat, jo emrat. Gati ankimimi në Kolegj

Identifikimi i kandidatëve për deputetë në fletën e votimit do të bëhet nëpërmjet numrave dhe jo emrave.

Ky është vendimi që mori KAS të shtunën. Ai rrëzoi vendimin e Komisionerit Shtetëror për identifikimin e kanidatëve me emra.

Vendimi i KAS erdhi pas ankesën së PS për fletën e votimit. Komisioni Qendror i Zgjedhje miratoi të mërkurën fletën zyrtare të votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

KQZ ka rrëzoi kërkesën e Partisë Socialiste, e cila kërkonte që fleta e votimit të ishte me numra. Partia Demokratike në të kundërt kuronte një fletë votimit me emra.

Modeli i fletës ku përfshihet emër dhe mbiemër u propozua nga komisioneri Celibashi ne mbledhjen e paradites

Eridjan Salianji përfaqësuesi i PS në KQZ, tha se “fleta e votimit me emra shkakton vonesa në votim dhe numërim”.

PS e kundërshtoi sepse për qarkun e Tiranës do të vendoset rreth 500 emra. Kjo do ta bënte të vështirë votimin dhe numërimin, tha Salianji. Gjithashtu PS argumentoi se kjo fletë votimi penalizon 10 subjekte politike që kanë vetëm vëzhgues. Ata nuk do të mund të numërojnë dot votën nga monitori

Ndërsa PD  u shpreh se identifikimi me emër i kandidatit do të ndihmoje në zgjedhjet e kandidatit të preferuar.