Aplikacion
Miguel u gjet i vdekur me duar të lidhura dhe sytë e mbyllur në një rrugë në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Culiacan, Meksikë, dy ditë pasi u raportua i zhdukur.
Policia beson se personaliteti i internetit është torturuar nga karteli i drogës “Los Chapitos” përpara se të vritej. Sipas mediave spanjolle, trupi i pajetë i tij u gjet nga familjarër me rreth 70 plumba.
Anëtarët e familjes së Miguel pretendojnë se një grup vrasësish kishin hyrë në shtëpinë e tij në Sinaloa më 21 nëntor dhe familja e tij nuk e kishte parë atë që atëherë.
Megjithëse “Youtuber”-i është nga Culican, ai u bë i famshëm në Sinaloa pasi ndau videot në YouTube dhe TikTok. Për më tepër, ai kishte një miqësi të ngushtë me yllin e tij të internetit Marcos Eduardo Castro, i njohur më mirë si Markitos Toys.
Miguel dhe Marcos kanë qenë të lidhur me grupin kriminal Los Chapitos në të kaluarën. Los Chapitos njihet si një nga bandat më me ndikim në Meksikë pasi u krijua nga djemtë e ish-liderit të kartelit Sinaloa, i burgosur Guzman Loera, i njohur ndryshe si El Chapo.