zoom

Aktualitet

Karrige kuq e zi! Nisin përgatitjet për “përqafimin e fitores” në Sheshin “Skënderbej”

Teksa kryeministri Edi Rama njoftoi se PS-ja do të mbajë sot një takim në orën 18:00, përgatitjet në sheshin Skëndërbej kanë nisur. Takimi në fjalë vjen pas rezultateve që PS-ja mori në zgjedhje, ku deri më tani ka fituar 74 mandate.

Kreu i qeverisë e cilësoi këtë takim si “Përqafimi i fitores”, ndërkohë që shihet se në këtë skenë ka elemente kombëtare, siç janë karriget kuq e zi.

Në këtë shesh nuk mund të mungonte dhe podiumi, që mban sipër trëndafilin, lulen simbol të PS-së.

Kujtojmë se kanë ngelur edhe pak kuti për t’i numëruar, për të konfirmuar fituesin e zgjedhjeve të 25 prillit.