zoom

Bota

Karantinë në disa qytete! Nga sot, Mali i Zi shtrëngon masat/ Mbyllen baret dhe restorantet

Mali i Zi konsiderohet ndër vendet me numrin më të madh të infektimeve në Evropë, kësisoj me rritjen e shifrave nga sot hyjnë në fuqi masa të reja shtrënguese për të penguar përhapjen e shpejtë të virusit.

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi ka njoftuar se ditën e sotme do të futen në “lockdown” (karantinë) disa qytete. Bëhet fjalë për Podgoricën, Nikshiqin, Cetinjën, Ulqinin, Herceg Novin dhe Plluzhinën.

Do ndalohem hyrje-daljet ndërmjet qyteteve, si dhe do të ketë mbyllje të bareve, kafeneve dhe restoranteve. Po ashtu ndalohen shëtitjet në parqe, në ambientet për argëtimin e fëmijëve apo në vendet dedikuar sporteve.

Të punësuarve do t’u kërkohet verifikim i lëshuar nga punëdhënësit për të mundësuar qarkullimin, ndërsa të sëmurët lëvizjet e tyre duhet t’i dokumentojnë me raportet e lëshuara nga mjeku.