Aplikacion
Sipas policisë greke Begaj u arrestua nga departamenti i antidrogës së Atikës, së bashku me një shtetas grek, me sasinë prej 1 kg kanabis sativa si dhe 50 gramë kokainë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan edhe 9500 euro kash si dhe një pistoletë dhe 4 fishekë të kalibrit 6.3 mm.
Këngëtari i njohur shqiptar kishte leje qëndrimi në Greqi dhe u arrestua në zonën Artemidha të Atikës.
Hetimet vazhdojnë prej anti drogës së Atikës, ndërsa dy të arrestuarit do të dërgohen në gjykatë për masë sigurie.
Arian Begaj numëron disa këngë të zhanrit popullor, si “Sot djalin do martojmë”, “Udhëto moj kënga ime” e të tjera.
Po kaloni një ditë të keqe? Vetëm 20 sekonda dashuri për veten përmirëson shëndetin mendor