zoom

Aktualitet

Kaosi në Rinas/ Andel Trebicka kontrollor: Jemi kërcënuar me 20 vite burg, do kërkojmë azil politik!

Pas situatës së krijuar në aeroportin e Rinasit, ka ardhur reagimi i një prej kontrollorëve, Andel Trebicka. Në një intervistë për mediat, Trebicka u shpreh se punëtorët nuk janë futur në grevë, por kanë shpallur paaftësi të përkohshme. Ndër të tjera, Trebicka tha se gjatë pandemisë kanë sakrifikuar për qytetarët dhe kjo në kushte jo të përshtatshme, ndërsa tha se janë kërcënuar me 20 vite burg.

Ndër të tjera, kontrollori u shpreh se nëse nuk plotësohen kërkesat, atëherë kontrollorët do të kërkojnë azil politik në Kanada. Sa i përket zbarkimit të ushtrisë dhe FNSH në Rinas, Trebicka tha se ata nuk kanë punë me kontrollorët. Gjithashtu Trebicka deklaroi se nëse kjo situatë do të vazhdojë, linja ajrore e Shqipërisë do të mbyllet. Trebicka tha se nëse kontrollorët largohen nga puna, askush nuk do të mund ti zëvendësoje. Po Ai tha se edhe pse ka 22 vjet që punon si kontrollorë, sërish ai vijon të trajnohet.

Andel Trebicka, kontrollor:

Kompanitë ajrore paguajnë paratë për kalimin në këtë vijë ajrore. Qeveria jonë këto lekë të aviacionit i ka devijuar nga aeroporti dhe i ka dërguar në aeroportin e Kukësit dhe Air Albania. Nëse bëhet ky hetim atëherë do të shihet se ku kanë shkuar këto para. Për rrogat, në Shqipëri kur flet ministrja, rrogat në Serbi janë nga 6000 euro, në rast se ne na bie një avion që ka 400 persona ne kalojmë jetën në burg. Greva e paligjshme, ka diçka ne kemi shpall paaftësi dhe jo grevë. Në rast unë jam i stresuar, ne kemi një vit e disa muaj që kërkojmë letra dhe i vetmi që na ka prit ishte presidenti Ilir Meta dhe tani me këto që kanë thënë ministrja Balluku dhe Rama ne sdo të afrohemi për 200 metra. Nuk quhet bojkot, por paaftësi, pasi mbyllet hapësira i dërgon një letër në Bruksel që ne nuk mund ta ofrojmë këtë shërbim. Në rast se nuk plotësohen kushtet. Ajo ka kërcënuar me gjuhën e Erdoganit nuk e di si mund të vazhdoj të punoj ashtu. Ne presim negocim dhe dua të them që nga marsi 2020, ne nuk na lejohej të punonim, dhe më shumë se 20% e kontrollorëve e kanë kaluar Covidin në këmbë pa e ditur. Kemi ndejt në këmbë dhe i kemi cuar covidin në shtëpi. Këtu janë të gjithë sepse të gjithë janë të stresuar dhe kanë hallin e familjes, të burgut. Kontrollorët që ulen çdo ditë dhe të gjithë që janë 65 janë këtu. Unë kam 22 vjet që punoj kontrollor dhe asnjëherë nuk i kam ndalur trajnimet dhe kjo është punë që do trajnime çdo herë sepse është punë që varet nga teknologjia sepse ajo avancon çdo ditë. Profesioni i vetëm që mund të na zëvendësojë janë marinarët që të vijnë me anije. Ushtria nuk na zëvendëson dot sepse nuk ka trajnimet e duhura. Puna jonë është që të monitorojnë çdo moment një avion që është me 200 njerëz brenda. Duke parë instruktorë në krahë dhe nuk të vjen një njeri që ta bëjë dhe jë njeri duhet të jetë minimum 2-3 javë që të kuptojë, por është e rrezikshme. Eurokontrolli nuk të lejon të bësh direkt këtë. Janë dy kërkesa është të kthehen në punë shokët, u pushuan 5 veta dhe sot e çuan në 0 pushimin nga puna të punonjësve. Ne kemi një kontratë kolektive dhe këtë e kanë edhe fqinjët, ne kërkojmë që kjo kontratë të rikthehet. Ne kërkojmë të rikthejnë kontratë dhe ti përmbahen.