zoom

Aktualitet

Kaos në Rinas! Anulohen fluturimet e parashikuara paraditen e sotme

Teksa ende nuk ka asnjë zgjidhje për situatën e krijuar në Aeroportin e Rinasit, TIA ka njoftuar në faqen zyrtare anulimin e fluturimeve të paradites së sotme.

Ndërkohë që ende nuk ka asnjë vendim për fluturimet e orëve të pasdites.
Një ngjarje e paprecentë, e para në historinë e aviacionit civil në Shqipëri ndodhi ditën e djeshme. Aeroporti më i rëndësishëm në vend, ‘Nënë Tereza’ ka anuluar të gjitha fluturimet për një kohë të pacaktuar.

Pjesa më e madhe e kontrollorëve të trafikut ajror në AlbControl kanë ndalur punën me arsyetimin se për shkak të uljeve të pagës ata kanë pasur stres si pasojë e rënies së financave në familje dhe janë deklaruar të paaftë për punë. Kjo ka bërë që ata të ndërpresin punën e tyre duke pezulluar fluturimet në Aeroportin e Rinasit.