zoom

Politikë

“Kanë frikë të bëjnë foto me ne, se i heqin nga puna”, Kryemadhi: Presion psikologjik ndaj administratës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ka nisur mëngjesin e sotëm me një takim me banorët në njësinë numër 1 në Tiranë. Në fokus të bashkëbisedimit me ta, Kryemadhi renditi si një pikat e forta të LSI-së në planin e saj, krijimin e kushteve për të rinjtë, në mënyrë të tillë që ata mos të ikin nga vendi.

Ajo theksoi se me qeverinë e re do të krijohen hapësira kualifikimi për profesinistët, ndërsa nuk i kurseu kritikat për qeverinë aktuale. Sipas Kryemadhit, strategjia e kësaj qeverie është; “vidh, varfëro e nënshtro”, ndërsa shtoi se ka presion psikologjik ndaj administratës.

Ndër të tjera Kryemadhi tha se revolta ndaj qeverisë është e madhe.

“Revolta e qytetarëve është shumë e madhe. Ndaj ne si LSI do të krijojmë kushte që të rinjtë të mos ikin. Të krijojmë hapësira kualifikimi për profesionistet. Thanë shëndetësi falas, por shqiptarët paguajnë miliona lekë. Për LSI, 25 prilli është një mision shumë i fortë. 5 prioritet e LSI janë shumë të thjeshta. Kanë frikë të bëjnë foto me ne, se i heqin nga puna, pasi ka presion psikologjik ndaj administratës”, tha Kryemadhi.