zoom

Politikë

Kandidatja e LSI-së për deputete zhvillon takim online me eurodeputetin Jordi Sole

Kandidatja për deputete e LSI-së në Tiranë, Esmeralda Demiraj nëpërmjet një postimi në Facebook ka bërë me dije se ka zhvilluar një takim online me eurodeputetin Jordi Sole.

Ajo shkruan se e konsideron prioritet që të marrim njohuri dhe të fitojmë përvojë nga europarlamentarë si Z.Sole që në të ardhmen kur Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

Statusi i saj i plotë:

Kënaqësi që zhvillova një takim me videokonference me z.Jordi Sole, europarlamentar dhe anëtar i partisë së majtë Republikane të Katalonjës dhe përfaqësues i Aleancës së Lirë Europiane (EFA).

E konsideroj prioritet që të marrim njohuri dhe të fitojmë përvojë nga europarlamentarë si Z.Sole që në të ardhmen kur Shqipëria të jetë pjesë e Bashkimit Europian, ne do të jemi në gjendje të ndajmë interesin e përbashkët dhe të ndërsjellët që vendi jonë të jetë anëtar i jashtëzakonshëm.