zoom

Slider

Kampion bote! Kush është greku që i hodhi flamurin shqiptar mbi supe Florian Markut

Florian Marku është padyshim shqiptari i momentit.

Fitorja e boksierit shqiptar në ringun e “Tottenham Hotspur” ndaj ukrainasit Maxim Prodan, duke u shpallur kampion i botës në peshën e mesme të IBF, bëri krenar të gjithë shqiptarët. Në krah të Markut që në nisje të ndeshjes dhe në fund ishte trajneri i tij grek, Georgios Armagos. Trajneri grek e ka spikatur që të vogël Florianin duke e mësuar dhe promovuar në shtypin dhe opinionin grek.

Kreu i Komunitetit Shqiptar të Selanikut, Luan Zyka ndau në ‘Facebook’ me foto, momentin kur Armagos i hedh mbi supe flamurin shqiptar boksierit që tashmë është kampion bote.

“Shikoni këtë foto me Kampionin tonë Botëror te Boksit, Flori Marku.Ai që i hedh mbi supe flamurin shqiptar është traineri i tij prej vitesh, selanikasi Georgios Armagos (Γε?ργιος Αρμ?γος).Jorgos e ka spikatur që në vogëli talentin dhe shpirtin e paepur te Florit. Ai, gjithë këto vite ka qenë pranë Florit jo vetëm si mësues dhe trainer i tij, por edhe një mbrojtës dhe promovues ne shtypin dhe opinion grek.Është emocionues ky veprim i Georgios Armagos, këtij njeriu dhe traineri të madh, që me punën e tij mbështet vlerat e larta dhe burrërore njerëzore në sport, pa dallim etnik, por duke respektuar edhe origjinën e sportistit të tij.Ashtu siç e tregoi edhe sonte duke hedhur mbi supet e Florit, kampionit botëror, flamurin e kombit të tij, flamurin kuqezi.Respekt dhe nderim trainerit dhe grekut të madh Georgios Armagos”, shkruan Luan Zyka.

Karriera e Markut

“Mbreti shqiptar”, me të vërtetë ka pasur mbështetjen e shqiptarëve nga fillimi i karrierës. Titulli kampion bote, njëkohësisht e konfirmon si i pamposhtur në boksin profesionist, Florian Markun, ku në 10 ndeshje ka fituar 9 dhe ka barazuar 1 tjetër.

Karriera e Markut është përpara. Vetëm 28 vjeç, ai premton se do jetë protagonist i skenave botërore të boksit.