zoom

Aktualitet

Kamioni përplaset me makinën! Aksident i rëndë në Librazhd

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Librazhd. Mësohet se në ngjarje janë përfshirë një kamion dhe një makinë.

Siç shihet dhe në fotografi, mjeti është dëmtuar shumë në pjesën e përparme të tij, ndërkohë që nuk dihen rrethanat e aksidentit.

Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa po hetohet rreth zbardhjes së rrethanave.