zoom

Bota

Kamala Harris takim me ligjvënëse dhe aktiviste/ Kjo është qeveria me numrin më të lartë të grave në pushtet në SHBA

Kamala Harris organizoi takimin për të rritur mbështetjen për projekt-ligjin e Shtëpisë së Bardhë me 1.9 trilionë dollarë për Covid 19, duke theksuar rritjen e fuqisë politike të grave në Kongres.

Takimi virtual, për të cilin një burim i Shtëpisë së Bardhë tha se ka të ngjarë të ishte i pari nga shumë që Harris do të zhvillojë posaçërisht me gratë në pushtet, u përqëndrua te çështje, të tilla si gratë që janë prekur nga humbjet e vendeve të punës, mbyllja e biznesit të vogël dhe mungesa e kujdesit për fëmijët, si dhe mënyra sesi plani Biden do të adresojë këto çështje.

Gati 400,000 vende pune në kujdesin për fëmijët kanë humbur që nga fillimi i pandemisë, tha Harris. Pandemia ka pasur një ndikim të madh te gratë, të cilat humbën vendet e punës me një shkallë më të lartë se burrat dhe kanë luftuar për t’u kthyer në fuqinë punëtore për shkak të nevojës për t’u kujdesur për fëmijët që nuk mund të shkojnë në shkollë.

“Për mua kjo është personale …. Sa më gjatë të presim për të vepruar, aq më e vështirë do të jetë t’i sjellim këto gra përsëri në forcën e punës”, tha Harris duke e quajtur situatën ku 2.5 milion gra kanë humbur vendin e punës një “emergjencë kombëtare”. Kjo krahasohet me 1.8 milion burra që kanë lënë forcën e punës gjatë së njëjtës periudhë, sipas të dhënave të Departamentit të Punës.
Harris tashmë është përfshirë thellësisht në politikë dhe diplomaci në javët e para të administratës së presidentit Joe Biden.

Kongresi ka më shumë anëtare femra se kurrë më parë, me 27% të të gjitha vendeve, më shumë se dyfishi i numrit në vitin 2001. Shumica dërrmuese e grave ligjvënëse janë demokrate, dhe një përqindje në rritje e grave kanë votuar për Demokratët në zgjedhjet e fundit. Gratë me ngjyrë mbështetën Biden në fushatën e tij presidenciale në vitin 2020.