zoom

Bota

“Kam ftohtë”/ Fjalët e fundit të të moshuarit që humbi jetën nga përmbytjet në Itali

Italia është “gjunjëzuar” nga përmbytjet, ku deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 14.

Mediat italiane kanë zbardhur fjalët e fundit të një prej personave që kanë humbur jetën.

Sipas mediave, 75 vjeçari Giovanni Pavani nga Castel Bolognese po fliste në telefon me fqinjin e tij kur ishte në minutat e fundit.

Fqinji i tij ka treguar detaje nga biseda e tyre e fundit.

“Të vdes ndërsa uji rrjedh, në shtëpi jam i lidhur dëshpërimisht me objektet e një jete, me çmimin e humbjes së gjithçkaje. I vura thasët me rërë në dritare do të mjaftojnë. Nuk lëviz nga këtu. Kam ftohtë, shumë ftohtë. Uji ka hyrë, shoh mobiljet që lëvizin nëpër shtëpi, është biseda e fundit e tyre.