zoom

Aktualitet

“Kalon në tokën time”/ Arrestohet 66-vjeçari në Tropojë që bllokoi rrugën e fshatit

Një 66-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tropojës, për shkak se akuzohet për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë shtetasin M. K., 66 vjeç, banues në fshatin Kërrnajë, Tropojë. Ky shtetas, në mënyrë të përsëritur, ka bllokuar rrugën që lidh lagjen ‘Hysenukaj’ me fshatin Kërrnajë, duke hedhur inerte dhe duke kryer gërmime në rrugë, me pretendimin se rruga kalon në tokën e tij”, njoftoi policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, shtuan të njëjtat burime.