zoom

Sport

Juventus ngec në Torino, ishi i Partizanit i prish festën djemve të Alegrit

Kampionati italian nisi me një surprizë mbrëmjen e djeshme. Juventusi ka frenuar në tentativën për t’u kthyer në majën e klasifikimit të Serisë A, pasi është ndalur në një barazim 1-1 në transfertë ndaj Xhenoas, ku protagonist u bë një emër i njohur për futbollin shqiptar, Kaleb Ekuban.

Në një sfidë shumë të luftuar, bardhezinjtë shënuan në pjesën e parë falë penalltisë së Kiezës në një duel që dukej se po e kontrollonin.

Por në fraksionin e dytë të lojës, trajneri Xhilardino aktivizoi ish-sulmuesin e Partizanit dhe ky i fundit, pas pak minutash dha asistin për golin e barazimit të Gudmundson.

Skuadrat tentuan pa sukses të shënonin përsëri dhe ndeshja u mbyll me këto shifra, duke bërë që Juventusi të mbetej pas krahëve të Interit kryesues, i cili tashëm ka mundësinë të shkëputet më tej i vetëm nëse mposht Lacion këtë të diel. /ZOOM.AL/