zoom

Sport

Juventus gjen pasuesin e Paulo Dybala-s te Roma, shënjestron Zaniolon

Me Paulo Dibalën që i ka ditët e numëruara në Torino, Juventus ka nisur punën për të gjetur pasuesin e argjentinasit. 28-vjeçari do të largohet nga “Zonja e Vjetër” kur kontrata e tij të skadojë në fund të sezonit, me adresë Interin, duke lënë një boshllëk të madh të sulmin e ekipit.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, drejtuesit bardhezi në bashkëpunim dhe me teknikun, Massimiliano Allegri po kalojnë në lupë të gjithë objektivat e merkatos.

Ai që pëlqehet së tepërmi është italiani i Romës, Nikolo Zaniolo. Mesfushori me tipare sulmuese duket se po mendon për një të ardhme të re në karrierën e tij dhe kalimi te Juventus do ishte mjaft i dëshirueshëm.

Roma kërkon të rinovojë kontratën e mesfushorit, edhe pse ajo skadon në vitin 2024, por ka mundësi që një gjë e tillë të mos ndodhë. Interesi nga Juventus mund ta detyrojë italianin që t’i përgjigjet pozitivisht kalimit në Torino, i cili mund të zyrtarizohet vetëm në merkaton e kësaj vere.