zoom

Lajme

Juli apo Egla, kush do e fitonte tani Big Brother VIP nëse mbaronte? Ja rezultatet e televotimit…

Teksa spektakli më i ndjekur televiziv reality show po i afrohet fundit, kanë nisur spekulimet dhe sondazhet si në rrjetet sociale, ashtu edhe me televotim, se kush do jenë finalistët dhe fituesi. Dy emrat e përfolur deri tani janë dy.

Dhe aktori i humorit, Julian Deda është zgjedhur i preferuari i publikut pas një televotimi kokë më kokë me rivalen e tij Egla Ceno. Jul Dedës iu dha avantazhi si lider i shtëpisë për të dërguar në televotim dy banorë.

Sipas avantazhit, aktorit iu dha mundësia që nëse gjatë spektaklit të mbrëmshëm do ishin në finalja të zbulonte se cili do ishte fituesi i Big Brother Vip.

Ai vendosi të dërgonte në televotim veten dhe aktoren Egla Ceno. Pas mbylljes së televotimit që zgjati 72 orë, aktori Jul Deda doli i preferuari i publikut në këtë pikë të lojës me diferencë të vogël votash.

“Publiku ka votuar që më i preferuari në këto çaste të lojës gjatë këtyre 3 ditë me 51.26%, në këto momente të lojës në telefotimin që ka zgjatur 72 orë është Juli”, i tha moderatori Ledion Liço.

Ndërkohë aktorja Egla Ceno nuk është në dijeni të televotimit për shkak se Jul Dedës iu është kërkuar që ta mbajë të fshehtë. /ZOOM.AL/