zoom

Politikë

Jozefina Topalli për përjashtimin e Berishës: Demokratë, largoni Bashën!

Ish-kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Jozefina Topalli, ka reaguar në “Facebook” pas përjashtimit të Sali Berishës nga Grupi Parlamentar i PD-së.

Topalli thekson se Basha sot është sjellë si Enver Hoxha, duke iu bërë thirrje demokratëve që të largojnë Bashën.

Postimi i Jozefina Topallit:

Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen!

Demokrate perjashtoni Lulzim Bashen nga Partia Demonratike!

Lulzim Basha ka vite qe punon kundra interesit kombetar dhe ne vecanti kundra Partise Demokratike.

Sjellja e tij nuk ka patur kurre lidhje me parimet e vlerat e kesaj force politike .

Cdo dite , qe nga dita e pare qe ka zbritur ne Tirane ai ka patur vetem nje qellim: pasurimin e tij dhe te familjes se tij, permes karriges politike.

Nese ka nje person qe ka minuar demojracine brenda Partise Demokratike e me tej ai e ka emrin Lulzim Basha.

Qe nga dita qe u vendos kryetar ai nuk pranon mendime ndryshe, nuk respekton statutin e partise, nuk ben zgjedhje, nuk njeh vote dhe nuk i intereson as interesi i demokrateve dhe as i Interesi i vendit.

Praktikisht ai eshte i deligjitimuar ne ate parti.

Ai ka shitur interesat e popullit opozitar dhe si te tille ata te vendit.

Ai ka demtuar interesin publik te shqiptareve ne cdo pozicion ku ka qene.

Pa larguar Lulzim Bashen nuk ik Edi Rama.

U bene kaq vite qe ia them demokrateve.

Po e perseris edhe sot.

Nese ka nje njeri te korruptuar edhe ne opozite ai e ka emrin Lulzim Basha.

Nese ka nje njeri qe ka kontribuar per minimin e demokracise ai e ka perseri emrin Lulzim Basha.

Aftesia e tij me e madhe eshte shitja e cdo bashkepunetori te tij.

Kete e ka deshmuar ne vite.

Kur pastaj je dhe vulnerabel per shkak te korrupsionit dhe pasurive te paligjshme natyrisht qe shkon dhe pertej.

Sonte tha :- kam vendosur te perjashtoj Sali Berishen.

Prap e konsideron vehten mbi ligjin.

Ai nuk ka asnje te drejte ligjore e statuore ta beje kete.

Sonte me kujtoi edhe nje here Enver Hoxhen.