zoom

Të gjitha

Jeni rritur me groshë e më kërkoni luks! Plas debati në “Talk Love Story”

Në klipin e prezantimit të tij në “Talk Love Story” në Tv Klan, Andi është shprehur se shumica e femrave shqiptare janë materialiste, gjë që ka sjellë mjaft diskutime në studio.

E pyetur nga Eni Shehu, Daniela ka treguar se nëse do t’i jepej rasti nuk do të përfundonte me Andin.

Po ashtu, fronistja ka “shpërthyer” ndaj konkurrentit duke i thënë se është shumë negativ.

Daniela: Nuk do të shkoja me Andin në Sarandë. Andi ka folur më shumë se ç’duhet. Nuk është në tipin tim, nuk përshtatemi. Ti Andi flet shumë dhe bën shumë thashetheme.

Andi: Është më mirë të thuash se e ndjen xhelozinë midis meje dhe Deas dhe është muhabet i mbyllur.

Daniela: Unë nuk jam xheloze fare sepse Dea nuk dha as pëlqim për ty tani, asgjë. Është e kotë të flasësh. Ti Andi e tregon shumë hapur xhelozinë, të dallohet që në fytyrë që je shumë negativ për mua dhe s’ma ndryshon njeri mendjen.

Andi: Nga të gjitha eksperiencat e mia kam parë se vajzat shqiptare duan materializmin, duan krudo, harrojnë se kanë ngrënë fasule.

Klaudia: Edhe ti preferon këtë jetë sepse të pamë në klip me shampanjë.

Andi: Shampanjën e hapa se Eni kishte ardhur së bashku me kolegë dhe duhej t’i respektoja. Unë dua një vajzë që të më dojë, që të punojë së bashku me mua.