zoom

Lajme

“Jemi mirëkuptues me njëri-tjetrin”-Sara flet për raportin me Ledrin: S’e vras më mendjen për asgjë

Sara Hoxha dhe Ledri Vula prej shumë muajsh përfliten se i kanë dhënë fund martesës së tyre, por asnjëri s’ka sqaruar publikisht raportin e tyre.

Por, një veprim i blogeres e cila riktheu në Instagram foto me këngëtarin u duk si rikthim, megjithatë ajo ka lënë të nënkuptohet se ende gjërat nuk janë sqaruar mes tyre.

Ajo u shpreh se kjo është një temë delikate dhe dëshironte ta mbante private, duke shtuar se nuk do të flasë derisa gjërat të qetësohen dhe të dy bashkë të marrin vesh se ç’po ndodh mes tyre.

“Çdo gjë që ndodh me Poin e vendosim bashkë. Ne jemi mirëkuptues me njëri-tjetrin, nuk do e ndalonte së realizuari dëshirën time për ta pasur Poin në ndonjë projekt timin, ky film do jetë kujtim për gjithë jetën. Nuk e di a do të jetë në premierën e filmit, se dimë sa e fortë do të jetë Poi për ta sjellë, por filmin do ta shohë. Filmin tim nuk e ka parë fare.

Me thënë të drejtën është një temë shumë delikate të cilën ende dua ta mbaj private. Ndonjëherë çfarëdo përgjigjje të japësh nuk është ajo që publiku dëshiron të dëgjojë. Derisa gjithçka të qetësohet dhe ne të marrim vesh se cfarë po ndodh, nganjëherë je e ngarkuar dhe ndikohesh nga cdo gjë. Të shkojë si të shkojë, unë nuk po e vras më mendjen për asgjë. Nuk dua të them asgjë, çfarë të them”, tha Sara Hoxha në Cherry on Top.