zoom

Politikë

“Je xheloze”? Gazetarja greke e pyet për marrëdhënien me Turqinë, Rama i përgjigjet me batutë

Në Maqedoninë e Veriut po mbahet Forumi i Parë Ekonomik. I pranishëm në këtë forum është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. I pyetur në lidhje me marrëdhëniet miqësore me Turqinë, Rama iu përgjigj gazetares greke me batutë duke i thënë se mos është gjë xheloze nga kjo marrëdhënie e frytshme për të dyja palët.

Gazetarja: Si janë marrëdhëniet me Turqinë?

Rama: Mos jeni xheloze nga kjo marrëdhënie se është një marrëdhënie e frytshme për të dyja palët, historia na bën partnerë strategjik.

Gazetarja: Nuk është xhelozi.

Rama: Po flisja për marrëdhënien tënde, jo xhelozisë zyrtare nga Greqia.