zoom

Stil

“Je lojtari më i dobët i të gjitha kohërave”, “Të ka kapur frika”! Plas keq mes Julit dhe Romeos

Nuk mungojnë aspak sherret e përditshme në BBV Albania, në garë të pamëshirshme të banorëve, për të arritur çmimin e mbi 100 mijë eurove.

Julian Deda dhe Romeo Veshaj ishin ata që u përfshinë sot në një debat me njeri-tjetrin në “Big Brother VIP”.

Aktori i tha konkurrentit se po bën plane me Ilnisa Agollin që ta fusë atë mes çifteve, megjithëse një gjë e tillë është mohuar nga Romeo.

“Po ti je lojtari më i dobët i të gjitha kohërave”, i tha Juli-Romeos, i cili iu përgjigj: “Të ka kapur frika plak”, ndërsa aktori i kërkoi banorit që mos ta fusin atë mes çifteve.

Pjesë nga debati:

Romeo: Po ti e dije debatin, pse bën sikur se di.

Françeska: Nuk e din gjithë gjënë.

Juli: Po ti je lojtari më i dobët i të gjitha kohërave. Ju bëni plane që të më fusni mua në lidhjen tuaj.

Romeo: Kush ne?

Juli: Ti dhe Ilnisa.

Romeo: Unë me Ilnisën të bëj plane për ty?

Juli: Hë e bëtë planin?

Romeo: Unë dhe Ilnisa? Të ka kapur frika plak!

Juli: Mua më ka kap frika? Ty të ka kap frika nga unë o njeri, se bën plane me Ilnisën.

Romeo: Mos më bëj mua sikur s’i din gjërat, mos e shfrytëzo!

Juli: E ke përdor viktimën për të thënë që u fut mes çifteve, jo tenenovelë me mua…

Romeo: E ke bërë këtë viktime more.

Juli: Kjo është skena jote. Mua mos më fusni më tek marrëdhënia e çiftit. /ZOOM.AL/