Aplikacion
Ato nuk ndiqen më në Insatgram dhe madje kanë hedhur herë pas here thumba. Jasmin publikoi në InstaStory foto me vajzat e “Për’puthen”, duke injoruar totalisht Sarën, të cilën madje e kishte prerë nga foto.
Më pas për inat të Jasminës, Sara publikoi në Instgaram një foto me Andin dhe e shoqëroi me mbishkrimin: “Për inat të vjehrrës, shkova me mullixhinë.”
Më pas Jasmina ja ktheu me të njëjtën monedhë, duke komentuar tek fotografia e Atdheut, djalit me të cilin Sara po ashtu shkëmbeu disa puthje romantike. “I bukuri im”, shkroi Jasmina në postimin e Atdheut.
Mirëpo asgjë nuk është mbyllur me kaq dhe në këtë “luftë” mes dy vajzave janë përfshirë edhe djemtë. Madje situata është bërë aq e ngatërruar sa ndjekësit e emisionit nuk po e kuptojnë më se çfarë po ndodh. Së fundmi Jasmina është shfaqur në rrjete sociale veshur me një bluzë të Erlindit, gjë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, por jo aq sa komenti që i la Atdheu.
“Anticovidi im”, i ka shkruar Atdheu shoqëruar me një emoji me sy me zemra.
Se kush po ngacmohet me kë nuk po kuptohet më dhe publiku po pret që pyetjet e tij të marrin një përgjigje së shpejti e të sqarohet e gjithë situata.
E pazakontë në Bashkinë e Pukës, përleshje fizike midis zyrtarëve. Ndërhyn kryebashkiaku