zoom

Aktualitet

“Janë shembur edhe muret, temperatura 980 gradë”/ Kreu i zjarrfikësve flet për zjarrin në “Casa Italia”

Shërbimet zjarrfikëse nuk po munden ta shuajnë prej dy ditësh zjarrin që ka rënë në katin e parë nëntokë në qendrën tregtare “Casa Italia” në Tiranë.

Tymi vijon të dalë nga magazina, ku mendohet se ka humbur jetën një person. Presidenti Meta tha se dyshohet që numri i viktimave të jetë dy.

Shefi i shërbimit zjarrfikës pranë aeroportit të Rinasit, Adem Statovci shpjegoi se temperatura ka shkuar deri në 980 gradë dhe se për këtë arsye janë shermbur edhe muret.

“Shumë materiale të ndezshme që kanë ekzistuar në atë hapësirë të vogël për ato materiale, qasja te zjarri është shumë e vështirë. Ka edhe pjesë murri që janë shembur dhe tani duhet të avancojmë me çdo vatër të vogël apo të madhe. Besoj që diku gjatë ditës kemi për të përfunduar. Intensitetin e madh të zjarrit e kemi fikur. Puna e kërkimit është problematike, sepse po merremi me fikjen e zjarrit. Ditën e djeshme kemi bërë një matje të temperaturës dhe  ka qenë ekzaktësisht 980 gradë”, deklaroi ai.

Presidenti i Republikës i kërkoi qëverisë që të thërrasë në ndihmë zjarrfikës nga vendet fqinje, por nga qeveria nuk ka asnjë reagim. /Zoom.al