zoom

Të gjitha

“Jam single”, Rozana Radi ndahet nga i dashuri: Ishte si një rrufe në qiell të hapur

Këngëtarja e dashur për publikun, Rozana Radi ka zbuluar se i ka dhënë fund lidhjes disavjeçare me partnerin e saj, i cili ishte një punonjës i Policisë Gjyqësore.

Teksa të gjithë po presnin dasmën e tyre, aji i ka traguar së fundmi koleges së saj, Fiori, se tashmë është beqare.

“Jam ndarë me të dashurin dhe kam humbur fare. Duartrokisni! Bravo! Faleminderit! Jam single dhe e sigurt!”- shprehet këngëtarja dhe moderatorja e njohur. Ndërsa e pyetur nga Fiori “Si ndodhi?”, ajo vazhdon: “Si rrufe në qiell të hapur”.

Kujtojmë se Radi po jetonte prej vitesh një histori të bukur dashurie. Nuk dihet nëse kjo është një shaka nga Rozana, apo çifti ka vendosur që rrugët e tyre të ndahen përgjithmonë.