zoom

Bota

“Jam si Zoti”! Ky është i riu që shkaktoi masakrën në shkollën ruse

Mediat ruse kanë zbuluar se kush ishte agresori i sulmit me armë në shkollën në Kazan. Autori është 19-vjeçari Ilnaz Galyaviev, i cili ka qenë nxënës në këtë shkollë.

Disa ditë më parë ai kishte dhënë një mesazh në rrjetet sociale me shkrimin ‘’Jam si Zoti’’. Sot ai vrau me armë nxënës dhe mësues, ndërsa terrorizoi dhjetëra të tjerë.

Nga ana tjetër autoritetet ruse janë mobilizuar dhe vetë Presidenti Putin pas kësaj ngjarjeje tronditëse ka urdhëruar menjëherë rishikim të legjislacionit të armëve.