Aplikacion
“Çifti i parë që u përputh jashtë emisionit. Andi e ka lënë në emision o Fation Kuqari, se vërtetë ta hodhi fundin ty, por shigjeta ishte diku tjetër. E the mirë janë bërë dashnor me njëri-tjetrin. Faleminderit që jeni tallur me të gjithë ne.. unë kam fol gjithmonë me fakte, por çfarë të bëjmë që kanë njerëz sipër tyre që i mbulojnë”, shkroi Shqipja.
Pas publikimit të këtyre fotove, Tea ka reaguar dhe ka folur për të të gjitha bombat që ka nxjerrë Shqipja. Ajo ka publikuar një nga një të gjitha fotot që ish-konkurrentja ka nxjerrë që nga e para kur pretendonte se Tea dhe Andi njiheshin bashkë prej 6 vitesh e deri tek ajo e fundit me Beartin. Tea e ka ironizuar Shqipen për të gjitha ato çfarë ka publikuar dhe shprehet se ajo e bën këtë gjë pasi i ka mbetur diçka peng.
Tea ka treguar se ajo nuk ndodhet në Bogë me Beartin dhe për ta vërtetuar këtë gjë ka publikuar një video nga ballkoni i shtëpisë së saj në Tiranë. Ndërsa përsa i përket bluzës, që Shqipja pretendonte se ja kishte marrë Beartit, ka treguar se në fakt e gjithë kjo është rastësi dhe se ata kanë blerë të njëjtën bluzë.
Ndërkohë, nuk vonoi shumë dhe fjalët që tha Shqipja për një lidhje të mundshme mes Teas dhe Beartit rezultuan të vërteta. Fotot e çiftit duke u puthur bënë xhiron e rrjetit. Së fundmi, Shqipja ka treguar një detaj që nuk e dinim më parë.
E ftuar në rubrikën “Trotuar”, ajo ka deklaruar se është kërcënuar nga shoqëria dhe njerëz pranë Teas e Beartit pasi ka bërë publike ato foto.
“Kam marrë lloj lloj kërcënimesh, në rrjetet sociale dhe telefon pasi zbulova teatrin Tea-Beart. I njoh këta persona, por nuk intimidohem dhe s’më bën përshtpyje fare. Këta njerëz nuk e dinë se kë kam unë mbrapa”, u shpreh Shqipja.