zoom

Bota

“Jam babai i vaksinës”! Trump-i sulmon Biden-in: Pa mua nuk do të kishte doza

Ish-presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar veten si “babai i vaksinës”, duke sulmuar pasardhësin e tij Joe Biden si një politikan që po “shkatërron vendin”.

Sulmi i Trump vjen pasi Biden foli nga Kongresi duke u shprehur se pa të nuk do të kishte pasur vaksinë antiCovid.

trNë intervistën për “Fox Buisness” të enjten, 74-vjeçari Trump i dha merita të plota vetes për shpërndarjen e suksesshem të vaksinave në Amerikë, duke adminiastruar afro 200 milionë doza vaksine.

Komentet e ashpra të Trump erdhën në ditën e 100-të të Joe Biden në detyrë dhe një ditë pasi Shefi i Shtëpisë së Bardhë Biden than ë kongres se “Amerika po ngrihet sërish”.

Në intervistën telefonike Donald Trump tha: “Nëse nuk do të kisha qenë unë president nuk do të kishte vaksinë”. Ai shtoi se: “Është baba i vaksinës” dhe sulmoi Biden duke u shprehur se: “Kina do ta dominojë vendin (Amerikën) nëse ata nuk bëjnë diçka shumë shpejt”.

Ish-presidenti, që tanimë është një qytetar i zakonshëm i Floridas, shtoi se Biden “po e shkatërron vendin” me politikat e tij të emigracionit në raport me Meksikën. Po ashtu Trump tha se ishte e padrejtë që prokurorët kishin ekzekutuar një urdhër kontrolli në apartamentin e ish-avokatit të tij Rudy Giuliani. Ai gjithashtu riafirmoi synimin e tij për të konsideruar kandidimin për president në 2024 .