zoom

Aktualitet

“Ja pse e vrava gruan”! Zbardhet dëshmia e ish-policit në Elbasan: I pata thënë s’do ndahesh nga unë

Një krim i rëndë në familje ka tronditur Elbasanin mesditën e djeshme, ku burri ka vrarë me armë zjarri gruan e tij.

Viktima është Liljana Buzo, 54 vjeçe, ndërsa autori i krimit Koço Buzo, 58 vjeç. Të plagosur kanë mbetur, avokati, Gëzim Toçila dhe një kalimtar i identifikuar si Adriatik Kolaj.

Autori i dyshuar i krimit të familje, Koço Buzo, nuk ka dhënë shpjegime të gjata, me pretendimin se është i rënduar psikologjikisht. Por shkurtimisht thotë se ishte çështje xhelozie.

“I pata thënë që nuk ke për t’u ndarë nga unë”, ka deklaruar ai para grupit hetimor. Autori i dyshuar i krimit të rëndë, momentalisht punonte si polic privat pranë një shoqërie sigurimi në Elbasan.

Autori plagosi dhe dy persona

Duke qenë se autori ka qëlluar disa herë me armë zjarri në rrugë, të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, njëri është avokat, të cilët kanë qenë kalimtar të rastit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Gjykatës së Elbasanit, ku mësohet se çifti sapo kishte përfunduar seancën gjyqësore, ku gruaja kërkonte urdhër mbrojtjeje për shkak se dhunës që bashkëshorti i ushtronte. Madje, ajo kishte bërë edhe një kallëzim për dhunë në familje dhe kishte një proces penal ndaj autorit. Pas krimit, autori u arrestua nga forcat e Policisë.

Burimet thanë se mes bashkëshortes Liljana Buzo dhe Koço Buzos ka pasur një seancë pajtimi në Gjykatën e Elbasanit. Pasi kanë dalë nga Gjykata, Koço Buzo, ishpunonjës Policie ka shkuar ka marrë një armë tip kallashnikov duke e qëlluar disa herë. Sipas Policisë, Liljana Buzo ka ndërruar jetë gjatë transportit në spital.